Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Kuvendi të premten do flasë për Luginën e Preshevës
drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë do të jetë tema e debatit ditën e premte në Kuvendin e Kosovës. Sugjerimi për të folur për këtë çështje ka ardhur nga Lutfi Haziri, i cili ka pasur mbështetjen e 20 deputetëve të tjerë.

Sipas Hazirit, duke u debatuar në Kuvendin e Kosovës mund të arrihet në nxjerrjen e një rezolute në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Qëllimi i këtij debati është që Kuvendi si organi më i lartë kushtetues në Kosovë t’i diskutojë drejtat elementare dhe drejtat politike të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në rrafshin e implementimit të marrëveshjes së Konçulit dhe të drejtave tjera që nuk janë realizuar. Duhet të diskutojmë edhe për të drejtat civile në Kosovë për shqiptarët e Luginës që janë zhvendosur dhe larguar nga Kosova lindore brenda Kosovës. Besoj që në fund të debatit do të del një rezolutë e qartë e Kuvendit”, ka thënë Haziri./albeu.com/
Shtuar më 27/05/2013, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori