Kuvendi shqyrton disa projektligje dhe do të bëjë emërime
Pritet që në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës që pritet të nisë në orën dhjetë do të shqyrtohen një sërë pikash.

Pjesë e kësaj seance do të jetë Koha për deklarime jashtë rendit të ditës dhe Koha për pyetje parlamentare, do të shqyrtojnë Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve FATCA.

Gjithashtu kuvendi do të shqyrtojë edhe propozimin e GP të PDK-së dhe GP të LDK-së për caktimin e deputetit, Blerim Shala, në delegacionin e Qeverisë së Kosovës për bisedime me Serbinë.

Në rend të ditës së seancës është edhe emërimi i anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori