Ndodh mrekullia, kjo shtëpi i shpëton llavës së vullkanit që shkrumboi gjithçka në Ishujt Kanarie (FOTO LAJM)

Një foto dramatike po qarkullon në rrjet, që tregon një shtëpi në Ishujt Kanarie, e cila ka arritur t’i shpëtojë llavës së një vullkani që shpërtheu në zonë.

Njerëzit me mediat sociale e kanë quajtur rezidencën në La Palma “shtëpi mrekullie”. Ajo është në pronësi të një çifti danez në pension, Inge dhe Ranier Cocq, të cilët nuk kanë vizituar që nga fillimi i pandemisë.

Kujtojmë se vullkani shpërtheu të dielën duke shkatërruar më shumë se 200 shtëpi dhe duke bërë që rreth 6,000 njerëz të evakuoheshin.

Llava nga vullkani Cumbre Vieja është ende duke përparuar dhe shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa gjatë do të zgjasë shpërthimi./albeu.com

 

 

 


Shtuar 23.09.2021 22:39