Shtohen të rinjtë që eksperimentojnë me drogën, çfarë thonë specialistët

Duket se abuzimi me drogërat e ndryshme në Shqipëri është një fenomen në rritje.

Konsumi i tyre veçanërisht nga të rinjtë, po kthehet në një problem shqetësues sipas specialistëve.

Mjekja toksikologe Amarda Gashi shprehet se është ulur mosha e përdoruesve që eksperimenton me këto lëndë.

Pacientët që paraqiten për të marrë ndihmen e specialistit janë përdorues të drograve te ndryshme.

Përdorimi i drograve rrezikon varësi ndaj specialistja Gashi ka një apel veçanërisht për të rinjtë.

Në Repartin e Toksikologjisë në QSUT çdo ditë mesatarisht paraqiten për të marrë shërbim të paktën 15 persona, në mesin e të cilëve janë përdoruesit e drogës apo dhe te alkoolit.