Kuvendi ratifikon marrëveshjen e SOFA me SHBA
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ratifikoi marrëveshjen për privilegjet dhe imunitetet e personelit civil dhe ushtarak të forcave, marrëveshje e cila njihet me shkurtesën SOFA ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ratifikimin e kësaj marrëveshje e kanë mbështetur 86 deputet, duke mos pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, duke e paraqitur para deputetëve këtë marrëveshje ka thënë se ajo është realizuar përmes këmbimit të notave nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.



“Duke e marr për bazë interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e sigurisë rekomandojmë fuqishëm ratifikimin e kësaj marrëveshje për dhënien e privilegjeve dhe imuniteteve personelit civil dhe ushtarak të forcave. Marrëveshja për statusin e forcave siguron kornizën ligjore brenda secilës personeli i ushtrisë amerikane dhe departamentit të mbrojtjes së SHBA-ve e të cilët nuk janë pjesë e misionit të NATO-së mund të veprojnë në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj. /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 17:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori