Genta Gjalpi “ironizon” Kidën me Photoshop: Në jetën reale jemi njësoj, po në Instagram (FOTO LAJM)

Genta Gjalpi është perosnazhi që u bë i famshëm dhe “fenomen” nga “Big Brother 5”. Edhe pse tashmë nuk është më një personazh I ekranit ajo numëron me mijëra ndjekës në rrjetet sociale nga ku merr shpesh edhe vëmendjen.

Genta njihet në rrjet për “bëmat” e saj. Ajo publikon herë pas here foto me Photoshop shumë të ekzagjëruar duke ironizuar trendin e Instagramit për të modifikuar çdo foto.

Edhe së fundmi ka bërë të njëjtën gjë, por këtë herë ka vënë në qendër të ironisë Kidën.

Në një foto të fundit të këngëtares, nga pozicioni i pozës ajo duket mjaft e gjatë dhe Genta nuk ka nguruar ta akuzojë publikisht për modifikim të fotos.

“Kush është më e gjatë ,unë apo Kida ??? Në jetën reale jemi të dyja njësoj të gjata( dmth shkurtra) por edhe në instagram jemi njesoj të gjata. Humor ❤️ Paqe”, shkruan Genta./albeu.com/


Shtuar 30.08.2021 13:59