Kuvendi në seancë plenare, shtyhet interprelanca me Thaçin
Interpelanca me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, për përgjegjësinë lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, nuk do të zhvillohet seancën e sotme parlamentare për "shkak të axhendës së ngjeshur" çka e bën të pamundur ti përgjigjet kërkesës së Kuvendit, thuhet në njoftimin e Thaçit.

Në seancën e sotme deputetët do të shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e dy gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe të zgjedhin një anëtar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Gjithashtu pritet të shqyrtohen edhe dy raporte: Raporti i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, si dhe raporti i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor për cilësinë e grurit të importuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2015, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori