Kuvendi ndërprenë punimet për shkak të mungesës së kuorumit
Kuvendi i Kosovës ka ndërpre punimet e seancë së sotme, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, ndërsa kryeparlamentari Kadri Veseli ka njoftuar se seanca do të vazhdojë të premten e ardhshme në ora 10:00.

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi kërkoi që të sanksionohen me mëditje deputetët që nuk rrinë në seancë, për të cilin propozim kryeparlamentari Veseli tha se duhet ta vendos Kuvendi kur në sallë janë 80 deputetë dhe pastaj ai është i gatshëm ta zbatojë. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2018, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori