Gëzuar ditëlindjen Lionel Messi! Legjendja e futbollit feston sot 36-vjetorin

Një ditëlindje e veçantë për Lionel Messin, pasi më 24 qershor 2023 mbush 36 vjeç dhe do ta festojë këtë ditëlindje si kampion i botës në fuqi për herë të parë.

Ka qenë një vit i paharrueshëm për të pasi fitoi Kupën e Botës FIFA 2022 me Argjentinën dhe do të largohet nga Evropa për tu bashkuar me Inter Miami, një klub me bazë në SHBA.

Fansat anembanë botës i kanë uruar ditëlindjen me dedikime speciale.

Një nga momentet më të paharrueshme të Messit erdhi vitin e  kaluar në Katar, kur ai fitoi Kupën e Botës FIFA 2022, duke  e çuar Argjentinën drejt titullit të tretë.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kishte dëshiruar të fitonte Kupën e lakmuar të Botës për një kohë të gjatë dhe ëndrra e tij u realizua në Katar vitin e kaluar, kur Argjentina kaloi një kohë të paharrueshme.

Gëzuar ditëlindjen Lionel Messi

Gëzuar ditëlindjen më i madhi i të gjitha kohërave ..

Gëzuar ditëlindjen më të madhit ..

Gëzuar ditëlindjen Mbreti i Futbollit ..

/Albeu.com/ 


Shtuar 24.06.2023 08:04