Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 72 vota për, asnjë kundër, 3 abstenime, kanë miratuar raportin vjetor për vitin që shkoi të Zyrës
Kombëtare të
Auditimit.
Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, duke prezantuar këtë
raport tha se për ta përfunduar këtë
raport, kanë audituar 105 raporte të
auditimit për 92 organizata
buxhetore, 4 ndërmarrje publike, 2 projekte të donatorëve dhe 7 opinione
buxhetore.Sipas tij, shkalla e zbatimit të rekomandimeve të auditorit nuk është e kënaqshme.
Ai duke u ndalur në prokurimin publik, dobësi në vlerësimin e nevojave, hyrja në kontrata pa zotime paraprake, pagesa jo në përputhje me kontratat, monitorim i
dobët i kontratave, mbikëqyrje e
dobët e punimeve.
Po ashtu u tha se pasuria
kombëtare e Republikës së Kosovës në vlerën e asetetve arrin në prej 8.1 milard, megjithëse shumë pasuri të tjera nuk janë të regjistruara.
Shtuar më 26/10/2017,
ora 14:40