Kuvendi miraton buxhetin e vitit 2018
Me 62 vota për ka kaluar në lexim të parë Projektligji për Buxhetin e Shtetit. Vetëm dy deputetë kanë votuar kundër. Derisa Opozita s’ka marrë fare pjesë në votim.

Seanca për Buxhetin e Shtetit ka përfunduar shpet pasi vetëm është votuar për Projektbuxhetin për vitin 2018.

Kështu, nga 64 deputetë sa kanë votuar, 62 janë deklaruare pro buxhetit, ndërsa, vetëm dy kanë votuar kundër.

Edhe pse kanë marrë pjesë në seancë, Opozita s’ka marrë fare pjesë në votim. Pra, ata nuk e kanë shfrytëzuar fare të drejtën për të votuar pro, kundër apo abstenim.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Projektbuxheti do të kalojë nëpër Komisionet Parlamentare për t’u rikthyer përsëri në Kuvend për miratim përfundimtar.

Votimi i buxhetit ishte testi i parë i Qeverisë Haradinaj për të testuar nëse e kanë shumicën e votave në Parlamentin e Kosovës.
Shtuar më 10/12/2017, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori