Kuvendi mblidhet të enjten, nuk dihet kur votohet demarkacioni
Kryesia e Kuvendit ka përfunduar takimin e saj ku mësohet se ka vendosur që më 9 qershor në ora 10:00, të mbahet seance e re e Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, tha se në seancën e re do të jenë disa pika të rendit të ditës, ndërkohë që ka përmendur se janë në fazën e bisedimeve për çështjen e marrëveshjes për demarkacionin, e cila mund të votohet së shpejti.

"Në momentin që jemi të bindur që nuk cenohen interesat e qytetarëve do ta votojmë këtë marrëveshje. Po ashtu duhet ti ruajmë marrëdhëniet edhe me shtetet fqinje", ka thënë Veseli.

Ndërkohë nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës për seancën e javës së ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori