Kuvendi i Preshevës legalizon përmendoren e Dëshmorëve të UÇPMB-së
Kuvendi Komunal i Preshevës ka miratuar të mërkurën vendimin për legalizimin e përmendores së vënë para godinës së kuvendit komunal të Preshevës me emrat e dëshmorëve të kombit.


Vendimi në fjalë u votua unanimisht nga 38 këshilltarët e Kuvendit të Preshevës, ndërkohë që nuk ka pas ndonjë këshilltar të përmbajtur e as kundër këtij vendimi. Kryetari i komunës në Preshevë, Ragmi Mustafa, me këtë rast u ka thënë mediave se me këtë veprim është përmbyllur çështja mjaftë e përfolur e lapidarit të Dëshmorëve ët UÇPMB-së. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2013, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori