Kuvendi i Kosovës voton rezolutën për dialogun me Serbinë
Një projekt-rezolutë e bërë nga Partia Socialedemokratike dhe NISMA Socialdemokrate ka marr votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Nga 61 sa ishin në sallë, 59 votuar PËR dhe dy abstenime.

Në këtë projekt-rezolutë thuhet se procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse përfundimi i tij do të rezultojë në: Njohje të ndërsjellë të shtetësisë nga palët e përfshira në Proces. Anëtarësim të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Zotim të verifikueshëm për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe NATO.
Ky dokumentacion e përkufizon qartë se Kushtetuta, sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës, janë të pacenueshme dhe të patjetërsueshme.

Kështu, Shpend Ahmeti nga PSD dhe Fatmir Limaj nga NISMA do të jenë bashkëkryesues të dialogut, ndërsa anëtarë janë; Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga kabineti qeveritar, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Jagxhillar nga 6+, Dardan Gashi zëvendëskryeministër, një përfaqësues i shoqërisë civile emrin e të cilit do e tregohet emri më vonë, dy vendet e hapura për LDK-në dhe Vetëvendosjen do zëvendësohen momentalisht nga Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se votimi i rezolutës është lajm i mirë, pasi me këtë rezolutë sigurohen mekanizmat udhëzues, mbikëqyrës të dialogut.

“Deputetët janë ata që e marrin përgjegjësinë nga fillimi deri në fund. Kemi zotim për një ligj për dialogun. Kemi ligjin që do të procedohet shpejt për një kornizë të mjaftueshme ku vendimmarrja nuk monopolizohet por secili ka përgjegjësi. Ftoj dhe opozitën të jetë pjesë e kësaj rezolute pasi ka mekanizëm ku opozita ka përgjegjësin për dialog. Besojmë që do të fillojmë punën menjëherë dhe tashmë është çështje e formalizimit të punës së parë të ekipit. Nuk do të ecet para pa aminin e opozitës. Delegacioni shtetërorë e ka miratimin e nga Kuvendi, dhe vendimet merren nga ky dialog. Pa votën e opozitës asnjë vendim nuk do të merret”, ka thënë Sejdiu.
Shtuar më 15/12/2018, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori