Kuvendi i Kosovës: Tre muaj punë, dy ligje të miratuara
Pëlqej
Kuvendi i Kosovës që nga mbledhja e tij në shtator të këtij viti e deri me tani ka arritur të miratojë vetëm dy nga tetëdhjetetetë ligjet e para në axhendën legjislative.

Artan Murati, nga ky institut tha për Radion Evropa e Lirë se janë disa arsye se pse ka vonesë kaq të madhe në shqyrtimin dhe miratimin e ligjeve.

“Arseja e parë ka qenë vonesa e konstituimin e Kuvendit. Pastaj, si arsyeja e dytë është edhe zhvillimi i zgjedhjeve lokale në vend, të cilat e kanë paralizuar në njëfarë mënyre punën në Kuvendin e Kosovës, pasi që deputetët kanë qenë në masë të madhe të fokusuar në ndjekjen e aktiviteteve të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale. Madje, disa nga deputetët kanë qenë kandidatë për kryetarë të komunave në komunat përkatës dhe arsye e tretë mosprocedimi i projektligjeve me kohë nga ana e ekzekutivit”, tha Murati.

Kuvendin e Kosovës që nga nisja e tij, ka përcjellë zvarritje të shumta dhe ndërprerje të herëpashershme të punës.

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, anëtar i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë, se ndër shkaktarëtkryesorë që kanë bërë që të ketë pak ligje të miratuara janë vonesa e konstituimit dhe zgjedhjet komunale.

“Kanë qenë zgjedhjet komunale, deputetët duke marrë pjesë, dhe realisht ka ngjarë që Kuvendi një herë në dy javë ka mbajtur seancat. Tanimë për çdo ditë, disa ditë edhe këto janë arsyet dhe nuk ka arsye të tjera. Nuk ka arritur të punojë dhe natyrisht që nuk punohet bash me rregull dhe si duhet”, tha Kurteshi.

Deputeti Kurteshi është vetëm njëri nga disa deputetët të Kuvendit të Kosovës i cili ka qenë edhe kandidat për kryetar komune.

Megjithatë, ai thekson se edhe pse ka qenë kohë fushate zgjedhore, ka marrë pjesë në shumicën e seancave plenare kur ato janë mbajtur, siç deklaroi ai, për dallim nga disa deputetë të partive politike në pushtet dhe të kabinetit qeveritar.
Kurse, deputeti i pavarur Korab Sejdiu, po ashtu, anëtar i Komisioni për Legjislacion, tha se vonesat e miratimin e ligjeve pas konstituimit të Kuvendit janë të pajustifikueshme.
Ai thotë se si pasojë e mbajtjes se zgjedhjeve lokale, dhe angazhimit të deputetëve në atë proces, puna në Kuvend ka qenë e vështirë.

Kuvendi si tërësi nuk ka pasur mundësi të funksionojë dhe nuk janë caktuar takime lidhur me procedimin, jo vetëm të ligjeve, po edhe të çështjeve të tjera, të cilat tash po i shohim të grumbulluara në agjendë. E vërtetë është që pas konstituimit të Kuvendit, kemi pasur këto vonesat që për mendimin tim kanë qenë të paarsyeshme dhe kam frikë se tani do të fillojmë prapë me disa pengesa e vonesa, për arsye se po i afrohemi festave të fundvitit”, tha Sejdiu.

Shtuar më 14/12/2017, ora 15:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori