Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit e përkujton Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një sërë aktivitetesh.

Duke filluar nga sot Kuvendi i Kosovës hap dyert për qytetarët. Ato mund të takohen me përfaqësues të Kuvendit dhe gjithashtu ta vizitojnë atë.

Prej orës 9.30, ndërkaq, në oborrin e Kuvendit mbahet Panairi i Organizatave të Shoqërisë Civile, hapjen e të cilit do ta bëjnë drejtues të Kuvendit, të OSBE-së dhe të shoqërisë civile.

Në orën 11.00 mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për esenë në temën “Sa dëgjohet zëri im?”, ndërsa në orën 13.00 organizohet tryeza “Rrjetet sociale – mundësi e komunikimit më të mirë të klasës politike me qytetarë”, në të cilën do të marrin pjesë deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2013, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori