Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj dy seanca të jashtëzakonshme plenare, lidhur me zhvillimet aktuale në vend.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se seanca e parë do të nis nga ora 10:00, kurse e dyta nga ora 11:00.

seancën e parë do të votohet në lexim të dytë Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave.

Kurse, në seancën e dytë që fillon posa të përfundoj e lartëcekura, deputetët do të diskutojnë për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.
Shtuar më 26/06/2019, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori