Kuvendi i Kosovës mban seancë, ky është rendi i ditës
Pëlqej
Sot mbahet seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës, ku përvec tjerash do të shqyrtohet projektligji për kryeqytetin e RepublikësKosovës dhe projektligji Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Presidentin e RepublikësKosovës.

Në seancën e sotme, në të cilën është një rend i ditës me 23 pika, është paraparë të shqyrtohet edhe Shqyrtimi i raporti vjetor i Bankës Qendrore të RepublikësKosovës për vitin 2016.

Rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e RepublikësKosovës/Prishtinën,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e RepublikësKosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,

16. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

17. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të RepublikësKosovës për vitin 2016,

18. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e RepublikësKosovës për vitin 2016,

19. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

20. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

21. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

22. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

23. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Shtuar më 23/11/2017, ora 08:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori