Kuvendi e ka një njoftim për gazetarët: Kujdes, jeni të rrezikuar
Pëlqej
Rritja e numrit të mediave në Kosovë ka detyruar Kuvendin e Kosovës ta marrë një vendim.

Për t’i evituar rreziqet e mundshme pasi mediat përcjellin seancat nga ballkoni i kuvendit që ndodhet brenda sallës, Kuvendi i Kosovës ka vendosur që të gjithë gazetarët ta përcjellin seancën nëpërmjet televizorit që është në korridor.

Të vetmit që lejohet sipas Kuvendit të hyjnë në sallën ku mbahet seanca, janë fotoreporterët dhe kameramanët.

Ky është njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës:

Kohëve të fundit, ka ndikuar në rritjen e numrit të përfaqësuesve medial të akredituar në Kuvend, e rrjedhimisht edhe në interesimin e tyre për të ndjekur seancat plenareKuvendit dhe aktivitetet e tjera.

Kuvendi është i përkushtuar tu krijojë përfaqësuesve të mediave hapësirë, qasje dhe lehtësira sa më të mëdha në përcjelljen e aktiviteteve të tij, por gjithashtu, mban edhe përgjegjësi për sigurinë e tyre gjatë qëndrimit në Kuvend.

Galeria (ballkoni) i sallës së seancave plenare, është i destinuar për kameramanë dhe fotoreporterë, si dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme vendore e ndërkombëtare. Megjithatë, kohëve të fundit Kuvendi ka toleruar qëndrimin në këtë hapësirë edhe për gazetarët, edhe pse kjo nuk është e paraparë në Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave e të publikut në punën e Kuvendit.

Tani, ky numër gjithherë në rritje i përfaqësuesve të mediave në këtë hapësirë, rrezikon të tejkalojë peshën e paraparë mbajtëse të saj, duke paraqitur rrezik permanent për shembje dhe njëkohësisht duke rrezikuar jetët e të pranishmëve.

Prandaj, në funksion të evitimit të këtij rreziku, si dhe në respektim të rregullores, gazetarët e akredituar mund të ndjekin punimet e seancave të Kuvendit nga hapësira e destinuar për ta (prapa sallës së seancave plenare), nëpërmjet televizorit dhe transmetimit të drejtpërdrejtë në ueb-faqen e Kuvendit.

Në galerinë e sallës së mbledhjeve plenare, ndërkaq, do të qëndrojnë kameramanët dhe fotoreporterët.


Shtuar më 07/09/2017, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori