Leonardo kërkon zëvendësuesin e Thiago Silvas, interesohet për mbrojtësin e Chelseas

Merkatoja për Paris Saint Germain nuk ka përfunduar, pasi trajneri Tuchel kërkon një përforcim në mbrojtje. Mësohet se Leonardo do t’i japë trajnerit lojtarin e dëshiruar dhe emri më konkret është ai i gjermanit Rudiger.

Mbrojtësi nuk konsiderohet më nga Lampard titullar dhe mund të largohet për ofertën e duhur, por parizienët duan ta afrojnë në huazim me të drejtë blerjeje.

Palët kanë nisur bisedimet dhe për Rudiger kalimi në Paris do të ishte opsioni më i mire, pasi do të luante titullar dhe gjithashtu do të ketë shansin të jetë në Champions League.


Shtuar 28.09.2020 12:30