Kuvendi i Kosovës sot, në ditën e dytë të mbledhjes plenare do të ratifikojë gjashtë marrëveshje ndërkombëtare. Po ashtu do të debatohet lidhur me gjendjen e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, sipas kërkesës së deputetit, Nait Hasani, e mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.
Në vazhdim të seancës, ndërkaq, do të shqyrtohen
raportet vjetore të
disa agjencive për
vitin 2010, si Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina dhe Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit.
Shtuar më 06/05/2011,
ora 14:18