Plagosen dy gazetarët e Reuters në Ukrainë, rusët vrasin shoferin që po i shoqëronte

Dy gazetarë të Reuters u plagosën kur u sulmuan pranë qytetit Severodonetsk në Ukrainën lindore, konfirmoi një zëdhënës i Reuters për CNN në një deklaratë të premten.

Shoferi i mjetit me të cilin po udhëtonin është vrarë, tha zëdhënësi.

“Gjatë një udhëtimi raportues, dy gazetarë të Reuters pësuan lëndime të lehta kur u sulmuan gjatë rrugës për në Sevierodonetsk. Ata po udhëtonin me një automjet të siguruar nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe të drejtuar nga një individ i caktuar nga separatistët. Shoferi i mjetit u vra”, tha zëdhënësi i Reuters.
“Reuters shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e shoferit për humbjen e tyre”, tha zëdhënësi.

Zëdhënësi nuk ka dhënë detaje shtesë rreth incidentit.

Qyteti i Severodonetsk, në rajonin Luhansk të Ukrainës, ka parë disa nga granatimet më të rënda në ditët e fundit. Ushtria ukrainase tha të premten se granatimet e pozicioneve mbrojtëse vazhdojnë dhe ka raportuar për sulme ajrore ruse në zonë.