Kuvend, Jahjaga mesazh në gjuhën serbe
Presidentja e Kosovës foli për rrugën e gjatë të Kosovës drejt shpalljes së Pavarësisë dhe drejt konsolidimit të institucioneve të vendit, me mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

"Është një nder i madh që prej këtij vendi ku 5 vite më parë është shpallur pavarësia, të kremtojmë këtë akt të shpalljes që e bëmë me miqtë tanë SHBA dhe Shtetet e Bashkimit Evropian", ka thënë Jahjaga.

Presidentja, më tej ka folur për luftën që po bën shteti i Kosovës kundër korrupsionit dhe krimitorganizuar, si dy pengesat më të mëdha të Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

"Pavarësia e Kosovës është bërë më e plotë me heqjen e mbikëqyrjes se Pavarësisë vitin e kaluar, dhe kalimin e plotë të përgjegjësisë në institucionet e Republikës së Kosovës. Ne kemi shumë arsye për të festuar dhe shumë punë për të bërë për të vendosur themelet e fuqishme të përparimit dhe zhvillimit. Ne duhet të thellojmë luftën tonë kundër krimitorganizuar dhe korrupsionit. Ne kemi forcë dhe aftësi për ta fituar këtë betejë", ka deklaruar Jahjaga.

Duke folur për dialogun ajo ka thënë: "Dialogut nuk i frikësohemi dhe kemi hyrë në të me vullnetin për ta mbyllur një kapitull të vështirë të së kaluarës. Historinë nuk mund ta zhbëjmë por le ta ndërtojmë të tashmen në paqe për hir të së ardhmes".

Ajo që bëri përshtypje gjatë fjalës se presidentes kosovare ishte edhe mesazhi që ajo dha në gjuhën serbe. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2013, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori