Si sot 24 vjet më parë u nënshkrua
Kushtetuta e Kaçanikut.
Kryeministri Hashim Thaçi e ka kujtuar këtë datë, duke thënë se kjo datë është e rëndësishme për vetëdijen shtetformuese të Kosovës.
“Bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut 1990, 24 vjet më parë, më 7 shtator në Kaçanik, u shpreh vullneti politik i popullit të Kosovës, me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ky akt i guximshëm u mirëprit gjerësisht nga qytetarët e Kosovës, të cilët me mund dhe sakrifica të parreshtura arritën ta çlirojnë Kosovën, dhe ëndrrën e shumë brezave e bën realitet më 17 shkurt 2008. Dita e Kushtetutës së Kaçanikut është datë e rëndësishme e vetëdijes shtetformuese të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014,
ora 14:27