“Hajde se ta tregoj unë”, Beatrix i kthehet keq shoqes së Bora Zemanit

Mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit u dha një klip për banorët e rinj dhe të vjetër, ku Beatrix Ramosaj iu kundërpërgjigj këngëtares, Xheisara.

Në dhomën e rrëfimit, Trixa tha se ajo nuk mund të vijë dhe t’i tregojë atyre nëse ka atmosferë apo jo, se aty realisht ka.

“Ti po don me na tregu a ka muzikë këtu a jo, hajde loçkë se ta tregojë unë”, ishin fjalët e Beatrix.

Nuk dihet nëse vajzat me njëra-tjetrën kanë njohje më herët, por sipas disa mediave bëhet me dije se Xheisara është shoqe me moderatoren Bora Zemani.


Shtuar 8.01.2022 12:21