Qeveria e Kosovës paralajmëron presidentin serb, Tomislav Nikoliq se nëse do të futet në territorin e Kosovës do të
arrestohet. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se
kushdo që hyn pa leje në vendin tonë rrezikon që të ndeshet me ligjet dhe të
arrestohet.
“Nuk kemi dëshirë që të vihet deri te kjo pozitë me presidentin e Serbisë, mirëpo
kushdo që e
shkel ligjin është i barabartë” ka deklaruar Kuçi. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2012,
ora 09:30