Kush është shefi i ri i AKI-së Driton Gashi?
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me kryeministrin e vendit, Isa Mustafa kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Duke u bazuar në Nenin 84 (21) dhe Nenin 94 (8) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e Driton Gashit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kjo është biografia e shefit të ri të AKI-së e publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ishte sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie, njofton Telegrafi.

Shefi i ri i AKI-së është i lindur në Prishtinë, më 30.08.1977.

Shkollën fillore dhe të mesme i ka përfunduar në Prishtinë. Po në Prishtinë ka kryer edhe Fakultetin e Shkencave Politike.

Gashi studimet Master i kreu po në Shkenca Politike, në South East Europian University Maqedoni.

Gashi ishte zyrtar i lartë për Siguri Publike-Zyra e Kryeministrit, ndërsa ka qenë edhe në pozitën e zëvendësdrejtorit për hulumtime kualitative të opinionit publik- Qendra për Studime Politike, asistent i Shefit të Grupit Parlamentar-Kuvendi i Kosovës.

Po ashtu ka qenë konsulent i UNDP për Strategjinë anti-trafikim me qenie njerëzore;

Ai ishte drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, këshilltar i UNDP në MPB për çështje të anti-trafikimit.

Gashi, së fundi ishte sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Brendshme. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 09:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori