Real Madrid njofton se një tjetër lojtar rezulton pozitiv me Covid-19

Rastet pozitive në botën e futbollin janë shtuar shumë javët e fundit dhe shumë ekipe po vuajnë mungesën e lojtarëve.

Real Madrid ditën e djeshme ka njoftuar se një tjetër rast pozitiv është shfaqur brenda ekipit të tyre.

Sulmuesi serb, Luka Joviç ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testit molekular të kryer. Joviç është në gjendje të mirë dhe i izoluar në shtëpi./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.12.2021 09:40