Zyrtare/ Premier League në zi për Elizabeth II, ndeshjet e fundjavës janë shtyrë

Nuk do të ketë Premier League gjatë fundjavës, vendimi tashmë është zyrtar.

Me një njoftim për shtyp të publikuar në kanalet e saj të komunikimit, organizata e ligës së lartë angleze bë të ditur:

“Për të nderuar jetën dhe kontributin e jashtëzakonshëm për kombin e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, në shenjë respekti, ndeshjet e fundjavëzs së Premier League do të shtyhen, përfshirë ndeshjen e së hënës mbrëma, dhe më shumë përditësime priten në orët në vazhdim.”/h.ll/albeu.com