Aksident i frikshëm në Lezhë, makina përplaset me motoçikletën! Ka të lënduar rëndë (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj, para pak minutave.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit të autoveturës që shkaktoi aksidentin.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 18.01.2022 18:20