Kush është kokrra e injorantit që Mytaher Haskuka mban në punë në Komunën e Prizrenit? (FOTO LAJM)

Pëlqej
Duket e pabesueshme, por taksapaguesit e Prizrenit paguajnë me rrogë të majme mujore një injorant që nuk di të lidhë dy fjalë në gjuhën shqipe.

Nuk dihet nëse injoranti në fjalë është vetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka apo ndonjë person tjetër që ai ka punësuar për t'u kujdesur për informacionin në faqet e internetit, megjithatë gjendja duket shumë skandaloze.

Në faqen e internetit të kësaj komune janë konstatuar gabime të mëdha drejtshkrimore, aq sa të krijohet përshtypja se Haskuka vdes të bashkëpunojë me injorantë.

Kështu për shembull, nëse klikoni tek vendi ku thuhet se mund të mësoni të dhëna mbi komunën, do të hasni dhjetra gabime aq sa mund të pyesësh veten se në çfarë gjuhe është shkruajtur?

“Prizreni me së shpeshti quhet: Ana e Prizrenit, bazeni i Prizrenit ose Rrafshi i Dukagjinit. Kufizohet me Komunat e Gakovës, Rahovedt, Suharekë, Shtërpces dhe Dragashit si dhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë” shkruan aty.

Krahas gabimeve gramatikore, ka edhe logjike, si për shembull:

"Për këtë arsye rafshi i Prizrenit gjendet në lartësi mbidetare rreth 400 metra dhe disa maje të Sharrit kalojnë lartësinë 2000 m të lartësis mbidetare. Klima e qytetit është jashtëzakonisht e Ilojllojshme".

Janë normale këto situata në një komunë ky kryetari i saj nuk rri një ditë në punë por bredh jashtë shtetit, në pushime, qoka dhe synetlleqe duke ia dorëzuar taksat e banorëve të komunës disa injorantëve të drejtuar prej tij. /albeu.com/


Shtuar më 22/09/2018, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori