Kush është kjo shqiptare bukuroshe që bën shqiponjën në mes të Zvicrës? (FOTO LAJM)

Një fotografi e një shqiptare nga Kosova që jeton në Zvicër me uniformë ushtarake duke bërë shqiponjën ka ‘pushtuar’ rrjetin.

Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Jetmira Avdili që jeton në Solothurni të Zivcrës.

Ajo ka postuar në profilin e saj ‘Insagram’ një fotografi duke bërë shqiponjën dhe ajo që e bënë më të veçantë është veshja e saj në uniformë ushtarake ku shihet emri Kosova, shkruan gazeta e njohur zvicerane ‘Blick’.

Kjo foto ka marrë reagime të shumta dhe është postuar në ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së në Ushtri.

‘Akuzat’ e shumë komentatorëve në fotografinë e saj ishte se po i bënë tradhëti Zvicrës.

Mirëpo, ajo thotë se tradhëti do të ishte nëse do të bashkohej më të vërtetë në Ushtrinë e Kosovës.


Shtuar më 20/12/2018, ora 09:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori