Kush është Gani Geci, njeriu që e quan veten trim
Pëlqej
Gani Geci është një person, që pas luftës ka paraqitur jo pak probleme me karakterin e tij.

Në vitin 1999, gjatë luftës, Gani Geci ka vrarë një nga komandantët e UÇK-së të zonës së Skënderajt, Abedin Rexhën ose Sandokanin.

Për këtë rast, ndaj Gecit është ngritur një padi nga bashkëshortja e Rexhës.

Vite më vonë, Ganiu do të sulmonte në Skënderaj Azem Sylajn.

Ai, në një rast ka sulmuar edhe zyrat e Klan Kosovës.

Gani Geci po ashtu ka patur raste që është zënë edhe me karrige, pas "ndarjes" nga LDK-ja më 2006-tën.

Edhe këta ditë, Geci kreu një tjetër vrasje, duke lënë të vdekur në vend, Ruzhdi Shaqirin.

Ai veten shpesh e ka quajtur edhe "i guximshëm" apo "trim", mirëpo ka disa ditë që po i fshihet policisë dhe familjarët kanë thënë se ka ikur nga Kosova. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori