Dyshohet se ngacmoi seksualisht një vajzë të mitur, arrestohet 42-vjeçari në Fier

Një 42-vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Sipas njoftimit të bluve, dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 42 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 09:44