Kush e pengoi emërimin e Krasniqit në Qeverinë e Përkohshme si kryeministër
Pëlqej
Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, ka treguar historinë se çfarë ka ndodhur në Rambuje, në emisionin “Përballje”.

“Konferenca e Rambujesë, atje ka qenë një marrëveshje mes forcave politike shqiptare. Në atë konferencë marrëveshja është bërë që pasi të kthehemi nga Rambuje të krijohet Qeveria e Përkohshme e Republikës së Kosovës dhe kryeministër të isha unë. Mbi atë bazë është bërë marrëveshja. Jo unë, por të tjerët janë marrë vesh dhe Rugova nuk do të shkruante një marrëveshje, pa e pasur një marrëveshje pa e pasur emrin e kandidatit”, thotë Krasniqi.

Ai thotë se mbi bazë të kësaj marrëveshjeje gojore është nënshkruar edhe marrëveshja gjashtëpikëshe. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2018, ora 21:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori