Kush e kërcënoi me jetë Shpend Ahmetin?
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është vlerësuar nga një Fondacioni "City Mayors" si Kryetari më i mirë i një Kryeqyteti për muajin janar të këtij viti. Përveç arritjeve të tij aty përmendet edhe se kryeqytetari i Prishtinës i kishte shpëtuar një përpjekje për ta vrarë në fillim të mandatit të tij.


Por çfarë i ndodhi saktësisht Shpend Ahmetit në fillim të mandatit?

Kryetari i Prishtinës ishte kërcënuar nga një i dehur dhe jo drejtpërdrejtë por deklarata ishte dhënë në një kafe.

Kërcënimi nga i dehuri ishte raportuar, më 19 mars të vitit të kaluar, nga një njeri, por që jozyrtarisht është thënë se ai qe në gjendje të dehur dhe s’bëhet fjalë për diçka serioze.

Vetë Ahmeti kishte thënë se këtë lajm e ka dëgjuar nga organet e rendit dhe sigurisë.

"Kërcënim të drejtpërdrejtë nuk kam marrë, por jam informuar nga policia. Është punë e institucioneve. Ata domethënë e bëjnë vlerësimin dhe marrin masat të cilat të duhura. Ne i kemi masat e rregullta të sigurisë në Komunën e Prishtinës, asgjë më shumë asgjë më pak", ishte shprehur Ahmeti.

Ndërkohë jozyrtarisht, lajmi.net kishte raportuar se është thënë se një person është paraqitur në policinë e Kosovës duke thënë se ka folur për kërcënim në gjendje të dehur, dhe se nuk ka pasur qëllim serioz për të marrë ndonjë sulm kundër kreut të Prishtinës, megjithëse policia nuk flet zyrtarisht për këtë problem. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2015, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori