Kush e dogji ambasadën amerikane në Serbi?
Në vitin 2008, kur dhe u shpall pavarësia e Kosovës u krye marshimi "Kosova është Serbi" në Beograd.

Shumë serbë të pakënaqur nga pavarësia e Kosovës iu drejtuan në turmë ambasadës amerikane dhe nisën ta digjnin atë.

Sipas një artikulli të shkruar nga "Danas", MPB e Serbisë po punon për zbardhjen e të vërtetës dhe se informacionet se tre ish-gjeneralë janë fajtorë nuk janë ende të konfirmuara.

“Me informatat e sakta, MUP-i do të dale publikisht javën e ardhshme”, i kanë thënë kësaj gazete nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Koha.net.

Po sipas gazetës serbe, mundet që hetimet të shpallin fajtor edhe drejtoprin aktual të Policisë së Serbisë, Milorad Veljoviç, i cili në atë kohë mbante po të njëjtin post. /albeu.com/


Shtuar më 12/10/2014, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori