Kush do të jetë kryeministri i ri i Kosovës sipas mediave serbe
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend nuk dhanë përgjigje definitive se kush do të formojë qeverinë e re, pasi asnjëra nga partitë/koalicionet nuk i mori votat e mjaftueshme.

Përveç mediave ndërkombëtare që po shkruajnë se në Kosovë mund të ketë ngërç politike, pasi zgjedhjet e jashëzakonshme nuk rezultuan me një zgjidhje definitive, edhe mediat fqinje, ato të Serbisë, kanë shkruar për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Mediat në fjalë, aludojnë se Ramush Haradinaj nuk ka asnjë shans për të formuar qeverinë e Kosovës, pasi sipas tyre, koalicioni i tij fitoj shumicën e votave, por nuk doli fitues në zgjedhjet e 11 qershorit. Por surprizat janë të mundshme, shkruan B92.

Më pas aty thuhet, se nëse Ramush Haradinaj dështon të formojë qeverinë, atëherë kryeministër mund të jetë Albin Kurti i cili i ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR për t’iu bashkuar, transmeton lajmi.net.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, ende nuk i është përgjigjur thirrjes së Kurtit për të formuar Qeverinë. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2017, ora 19:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori