Kush do të jetë kryeministër i Kosovës?
Pëlqej
Ka disa ditë që kandidati i PDK-së për kryetar Kuvendi, Arsim Bajrami thoshte se zgjidhja e ngërçit politik është që Hashim Thaçi të jetë kryeministër dhe Isa Mustafa të jetë kryetar Kuvendi.

Sot, Lutfi Haziri e ka kthyer përmbys skemën.

"Zgjidhja më e mirë do të ishte nëse Isa Mustafa do të ishte kryeministër", tha Haziri.

Ndërkaq, është dhe një tjetër kandidat dhe ai është Ramush Haradinaj.

Haradinaj madje është i nominuari nga rradhët e koalicionit paszgjedhor kundër Thaçit për të qenë kryeministër.

Në këto kushte, zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë mundësi për të dalë nga kriza. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori