Kusari-Lila: Vizita e Ramës, mundësi e shkëlqyer bashkëpunimi
Përmes rrjetit social Twitter ministrja e Ekonomisë së Kosovës Mimoza Kusari-Lila ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në vendin tonë.

Kusari-Lila e ka vlerësuar si një mundësi të shkëlqyer bashkëpunimi këtë vizitë.

“Takimi është mundësi për ngritje të mëtejshme të bashkëpunimit”, shkruan në Twitter ministrja Kusari-Lila.

Sot kryeministri Rama u prit nga Kryeministri Thaçi me ceremoni shtetërore dhe pas pritjes shtetërore u zhvillua takimi bilateral i dy qeverive. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2013, ora 12:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori