Kusari Lila u kërkon falje qytetarëve për bllokimin e kufirit
Mesa duket situata e "tensionuar" mes Maqedonisë dhe Kosovës ka gjasa të mos qetësohet deri në fillim të javës së ardhshme. Këtë e ka bërë të ditur zv/kryeministrja Mimoza Kusari Lila në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Kusari Lila u kërkon falje qytetarëve të Kosovës që janë prekur drejtëpërdrejtë nga bllokimi i kufirit me Maqedoninë prej disa ditësh. Sipas saj qëndrimi i Maqedonisë është gabim, ndërsa vendimi i Kosovës lidhet me faktin se vendi duhet të tregohet i barabartë me të gjitha raportet me fqinjët.

Prej ditësh kufiri Maqedoni-Kosovë është i bllokuar, ndërsa qytetarët duhet të paguajnë taksa për ta kaluar atë. Deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje e cila do të mund të sillte lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe heqjen e embargos për produktet. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori