Kusari - Lila: Maunet që bllokonin rrugën në Bllacë i ka përkrahë direkt shteti
Ka mjaftuar një ngacmim i gazetarit të KTV-së, Adriatik Kelmendit në lidhje me bllokadën e kufirit Kosovë-Maqedoni, ndaj ministres për Tregëti dhe Industri, Mimoza Kusari - Lilës në rrjetin social "Twitter", për të kuptuar atë që shumëkush e dyshonte në lidhje me kamionxhit që bllokonin magjistralen kufitare në Bllacë, pra se ato faktikisht i përmban pushteti, informon Almakos.

"Do te ishte mire qe dikush t'i merrte shenim targat e atyre 5 mauneve qe kane bllokuar kufirin e te mos u lejohet me kurre hyrja ne Kosova!" - ka shkruar, Kelmendi për ministren Mimoza Kusari - Lilën.

Kurse ministrja Mimoza Kusari - Lila është përgjigjur se, - "shteti direkt i përkrah përderisa nuk i largon për 6 ditë nga rruga magjistrale/kufitare". /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2013, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori