Feston ditëlindjen, s’ju a merr mendja sa vjeç mbush sot Getinjo (FOTO LAJM)

Reperi i njohur Getinjo feston këtë të shtunë ditëlindjen. Ai ka mbushur 29-vjeç dhe në ditën e tij të veçantë ka marrë shumë urime nga familjarët, miqtë dhe fansat.

Getinjo ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një foto të vetes, krahas së cilës ka shkruar një urim. Reperi falenderon Zotin dhe familjen për 29 vite plot jetë.

Ai ka marrë një vendim i cili padyshim do t’i ndryshojë mënyrën e jetesës. Getinjo shprehet se deri tani e ka jetuar jetën pa rregulla por kjo do të ndryshojë. Reperi do të punojë më shumë me veten dhe do t’i kushtojë më shumë rëndësi muzikës.

“Gezuar ditelindjen per mua! 29’ //Sot u bonen 29 vjet plot jete! Faleminderit Zotit dhe familjes!
Un n’kto vitet e fundit kom jetu pa rregulla, pa plan diqysh hiq sma ka nij per kurgjo! N’kete vit kom vendos me ndryshu shum sene te vetja,me punu ma shume me veten mu largu pak prej jetes “chill nonstop” dhe gjithashtu m’i kushtu rendesi shume ma shume profesionit tem muzikes! Ju dua”, ka shkruar reperi.


Shtuar 13.06.2020 11:24