Kusari-Lila: "Burrnia" e hienave të natës perfundon kur ju shkon polici te dera
Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, ka kritikuar policinë dhe Prokurorinë se nuk po bejne sa duhet per te nxjerre para drejtësisë të njerëzve që po marrin pjesë në veprimet kriminale ndaj njerëzve të afërt të saj.

Reagimi i Kusari-Liles vjen pas djegies së makinës së Valon Llukës, të cilin edhe më herët i kishin hedhur në oborr të shtëpisë së tij granatë dore.

@Nuk është më rastësi dhe as e falshme të deklarohet se as pas sulmit të katërt kundër individëve të afërt me mua, nuk ka rezultat, nuk ka të dyshuar dhe nuk ka zbardhje të atyre që fshihen prapa këtyre akteve", shkruan qytetarja e pare e Gjakoves.

"Burrnia" e hijenave të natës të cilët identifikohen me sulme prapa shpine, me hudhje të fshehta të bombave, me kërcnime kriminale dhe djegie të makinave zgjat deri te momenti kur shteti vendos seriozisht të merret me ta apo vetëm kur një polic me fletëarrest do të ju troket në derë apo në lokal ku i ziejnë idetë kriminale", shton ajo.

Ndërkohë, ajo ka dërguar një mesazh për porositësit dhe dorasit e veprimeve kriminale në Gjakovë.

"Frikacak, burreca dhe të ligë, ju do të vazhdoni të identifikoheni me shkatërrimin, krimin dhe errësiren, ndërsa mos harroni se duhet vetëm një qiri të largojë errësiren. Në Gjakovë shumë drita janë ndezur e shumë tjera do të vazhdojnë të ndizen deri sa ju lakuriqët e natës të mos keni vend aty më", shprehet Kusari-Lila. /albeu.com/
Shtuar më 22/11/2015, ora 15:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori