DETAJET/ Grabitja me armë e kasafortës nga policët e rremë, 7 vite kërkime për të riun nga Tirana

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me arrestimin e 33-vjeçarit Preng Gjoni, i cili akuzohet për grabitje.

Policia e Tiranës finalizoi sot operacionin e koduar “Palestra”, ku i riu u kap në një palestër në rrugen “Jordan Misja” në Tirane ku jetonte i lirë edhe pse Gjykata e Sarandës në vitin 2018 e ka dënuar me 10 vjet burg për një nga ngjarjet e rënda të ndodhur në këtë qytet.

Kapja e Gjonit ndoshta do të hedhë dritë edhe në zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij, pasi ai është dënuar për vjedhjen me armë të një banese në Berdenësh të Sarandës në 30 maj 2014. Në atë ngjarje autorët grabitën kasafortën e një banese duke u hequr si police. E njëjta banese ishte tentuar të grabitej edhe një muaj më parë pikërisht më 1 maj të 2014-ës, por policia arriti të gjejë prova që e lidhin Preng Gjonin me ngjarjen, vetëm për episodin e dytë

Episodi 1:

Në datën 01.05.2014 në orën 07.20, është njoftuar në Komisariatin e Policisë Sarandë se në fshatin Berdenesh, ka ndodhur një vjedhje me dhunë në banesën e shtetasit Kujtim Ruçi. Tre persona të paidentifikuar dhe të maskuar kane hyrë në banesë dhe kanë goditur me sende të forta shtetasin Kujtim Ruçi. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gjurme me njolla gjaku. Porta e deres ishte hapur me force dhe janë evidentuar shenja dhune. Ne dhome ndodhhej nje leve me ngjyre te kuqe dhe me doreze me ngjyre te verdhe dhe kishte njolla te kuqe dhe afer leves u gjet dhe nje rrote natriban me ngjyre gri.
Dritarja e dhomes kishte demtime pasi ishte tentuar te hapej. Fillimisht ka qene shtetesja Dallëndyshe Ruçi, qe ka pare hije njerëzish tek porta dhe i ka thirrur Kujtimin për të pare. Sapo ka hapur deren, Kujtimi eshte kapur prej krahu dhe është nxjerre ne korridor nga tre persona te maskuar dhe me dorashka, ku njeri prej tyre ka pasur pistolete dhe ja ka drejtuar ne koke. Ndërkohë personi i dyte, e ka goditur disa here ne koke dhe trup dhe personi i trete, e ka goditur me nje leve ne koke. Personi qe mbante pistoletën e ka pyetur se ku i mbante leket dhe e ka goditur me qyte ne parakrahun e majte. Personi tjeter ka nxjerre nje thike, dhe i ka thene se leket i nxjerr thika dhe ne kohen qe i fusin dicka ne goje, Kujtimi arrin te kafshoje gishtat e dores se njerit prej tyre, dhe ka arritur ti marre leven. Njeri nga pesonat kur ka pare qe Kujtimi ka marre leven, eshte shprehur se tani qe mori leven nuk pritet me dhe kane dale nga shtepia me vrap. Dallendyshja ka pare qe personat qe jane larguar me vrap, kane hipur ne nje makine me ngjyre te zeze, qe ishte parkuar rruges qe hyn ne fshatin Berdenesh.

Episodi 2:

Naten 30.05.2014 ne oren 12.30 eshte njoftuar ne Sallen Operative te Komisariatit te Policise Sarande, se ne fshatin Berdenesh, eshte vjedhur perseri banesa e shtetasit Kujtim Ruci. Eshte shkuar ne vendin e ngjarjes nga policia gjyqesore, pa e njoftuar prokurorin per kete ngjarje te rende, dhe eshte mesuar se kater persona, kane hyre ne banese duke u prezantuar si punonjes policie, dhe pasi kane hyre brenda kane goditur me sende te forta shtetasit Kujtim e Dallendyshe Ruci, te cilet jane gjetur ne gjendje te rende shëndetësore dhe janë dërguar për mjekim ne spitalin civil Sarande.

Nga këqyrja e vendit te ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale dy shirita natribani, ne te cilet ka dhe njolla te kuqe si ato te gjakut. Ne korridor është gjetur nje shirit natribani dhe ky me njolla te kuqe si te gjakut, si dhe nje pakete Marlboro me ngjyre te bardhe. Ne dhomen me oxhak, ku jane gjetur dhe shtetasit e dhunuar, eshte gjetur dhe nje shirit tjeter natriban. Shtetasi Kujtim Ruci ka spjeguar se kane qene kater persona, qe trokitën me force ne porten e jashteme, te cilet ishin te moshes 25-35 vjec dhe jane prezantuar si punonjes policie dhe do të ushtronin kontroll për arme e gjera te tjera. Sapo Kujtimi i ka hapur derën, i ka kërkuar autorizimin dhe te prisnin sa te vinte djali. Ata iu përgjigjen se e pame djalin ku ishte dhe kane hyre brenda ne shtëpi duke e qëlluar me grushte Kujtimin. Kane shtyre dhe rrezuar ne dysheme Dallendyshen dhe pasi e kane qelluar e kane lidhur me natriban, ndërsa Kujtimin e kane futur tek dhoma me oxhak duke e goitur dhe lidhur me natriban dhe duke i future ne goje nje gote, qe te mos bertiste. Kujtimi ka pare dy djem qe kishin marre kasaforten nga dhoma e nipit te tij qe ishte ate kohe 11 vjec dhe ne kasaforte sipas tij, kane pasur 2.280.000 leke, 600-700 euro dhe disa bizhuteri te vajzes qe nuk jeton. Kete kasaforte kane tentuar ta fusin ne bagazhin e nje makine me ngjyre gri, qe ishte parkuar ne oborrin e shtepise, por pasi nuk e nxinte e kane futur ne sediljen e pasme te makines.

Nga këqyrja e vendit te ngjarjes jane gjetur dhe fiksuar me cilesine e proves materiale disa gjurme papilare qe jane derguar per vlersim ne D.P.Sh.Tirane./BW/


Shtuar 11.11.2021 19:29