Kurz vjen në Kosovë për dialogun me Serbinë
Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz javën tjetër do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë. Të martën ai do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj, ndërsa përkrah temave bilateral, do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës">Kosovës.

Kryeministri austriak Sebastian Kurz vizitën e tij në Ballkan do ta fillojë të hënën në Beograd ku gjatë ditës do të zhvillojë takime me Presidentin e Serbisë Aleklsander Vuçiq dhe kryeministren Ana Bernabiq. Në Prishtinë, ndërkaq, kryeministri austriak do të arrijë të hënën në mbrëmje.

Takimet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj do t’i zhvillojë të martën, shkruan agjencia APA, ndërsa përkrah temave bilaterale do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës">Kosovës, transmeton RTKlive

Gjatë qëndrimin në Kosovë, Kurz do të takojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 417 trupa austriake në kuadër të KFOR-it.

Ndër temat që Kurz do të bisedojë me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj është edhe çështja e themelimit të ushtrisë së Kosovës">Kosovës.

Në komunikatën e kabinetit qeveritar të kryeministrit austriak, thuhet se Kurz gjatë vizitës në Beograd dhe Prishtinë do t’i japë mbështetje procesit të afrimit të vendeve të Ballkanit me BE-në dhe të inkurajojë perspektivën euroatlantike të këtyre vendeve. Ai do të inkurajojë, ndërkaq edhe vazhdimin e mëtejshëm të dialogut midis Kosovës">Kosovës dhe Serbisë.

“Arritja e një marrëveshje përmes dialogut mes Serbisë dhe Kosovës">Kosovës, është kusht për anëtarësimin e plotë të dy vendeve në BE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë austriake.

“Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm pasi të jenë anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor” citohet të ketë theksuar Kurz për agjencinë austriake APA.


Shtuar më 01/11/2018, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori