Kurz hidhëron serbët, ka një mesazh për Kosovën
Pëlqej
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka thënë se çështja e njohjes së Kosovës është e përfunduar.

“Austria ka një kohë të gjatë që e ka njohur Kosovën dhe ky qëndrim nuk do të ndryshojë në të ardhmen, tha ai para mbledhjes së Qeverisë austriake.

Sipas tij, shteti i tij është mik i Kosovës dhe mbështet Ballkanin Perëndimor e po ashtu normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë

Deklaratat e Kurzit vjen pasi që zëvendësi i tij, Heinz-Christian Strache, kishte thënë për mediat serbe se “Kosova është pjesë e Serbisë”.
Shtuar më 14/02/2018, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori