Kancelari austriak, Sebastian
Kurz e ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në Kuvendin e Maqedoni, i cili mundësoi shumicë prej dy të tretave, e cila është e patjetërsueshme për
fillimin e procesit për ndryshimet kushtetuese që dalin nga Marrëveshja me Greqinë.
“Ajo jep një erë të fortë në anën e përpjekjeve për
fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të ardhshëm”, thotë
Kurz.
Ai ka theksuar se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është prioritet i rëndësishëm i udhëheqësisë austriake dhe shtoi se pasi që këto vende të bëhen anëtare të BE-së, Unioni do të jetë i plotë.
Shtuar më 20/10/2018,
ora 16:00