Raporti i KLSH-së, mbi 600 gra nuk morën trajtimin për kancerin për shkak të pajisjes së prishur

Sëmundjet tumorale janë një rritje tani në vendin tonë duke u bërë shkaku i dytë për vdekjet pas atyre kardiovaskulare. Rritja e numrit të të prekurve kërkon edhe rritje të buxheteve të spitaleve si edhe përmirësim të pajisjeve teknologjike për trajtimin e tyre. Në një auditim të bërë sëfundmi në QSUT, KLSH konstaton dy probleme kryesore sa i përket trajtimit të kancerit.

Problemi i parë lidhet me buxhetet që i ndahen Repartit të Onkologjisë, i cili rezulton të jetë minimal dhe i pandryshuar prej vitesh pavarësisht se numri i të trajtuarve aty rritet nga viti në vit. KLSH thekson në raport se mosndryshimi i buxhetit, i cili duhet të rrietet për Onkologjikun është një rrezik për të sëmurët kronikë që duhet të trajtohen.

Problemi i dytë që haset ka të bëjë me mosfunksionimin e pajisjeve që bëjnë trajtimin e të sëmurëve. KLSH i referohet pajisjes që bën Bankiterapinë, e cila rezulton të ketë qenë e prishur gjatë periudhës së auditit duke bërë që gjatë asaj periudhe të mos merrnin shërbimin 200 pacientë në vit. Ndërkohë, rezulton se 600 gra nuk janë trajtuar për tumorin e tyre gjatë periudhës që kjo pajisje ka qenë e prishur.

Mjekët onkologë të njësisë së radioterapisë, referojnë se jo të gjithë pacientet trajtohen edhe me Brakiterapi, por shumica e rasteve gati 200 pacienteve në vit duhet të trajtohen nëpërmjet kësaj pajisje me radioterapi. Trajtimi me Brakiterapi (Kyriterapi) nuk ka qenë funksional, për periudhën në auditim, për shkak të mungesës së burimit radioaktiv Iridium (192). Kjo pajisje nuk është bërë ende funksionale, për shërbimin dhe për trajtimin e pacientëve me Ca gjinekologjik me radioterapi. Mungesa e Brankiterapisë, për periudhën e auditimit, ka sjellë mos trajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre”, thekson KLSH në raport.

QSUT ka bërë një mori investimesh gjatë periudhave të fundit duke përmirësuar infrastrukturën e pavijoneve, por duket që sipas edhe raportit, duhet bërë edhe më tepër në drejtim të trajtimit të sëmundjeve tumorale, të cilat po prekin çdo ditë dhe më tepër shqiptarë. /albeu.com


Shtuar 29.08.2023 12:07