Kurti takon zyrtarët e BE: Problem mbetet papunësia
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar sot disa zyrtarë të Bashkimit Evropian, ku fokusi i bisedimeve ka qenë tek sundimi i ligjit dhe lufta ndaj korrupsionit. Gjatë takimit me Jean-Eric Paquet, Catherine Ëendt, Cindy Van Den Boogert, Samuel Zbogar, njofton kumtesa partiake, u diksuta edhe për liberalizimi e vizave dhe MSA-së, si dhe për dialogun me Serbinë.

Ndër problematikat kryesore të parashtruara nga përfaqësuesit e Vetëvendosjes, theksi u vu tek ndarja e qytetit të Mitrovicës dhe papunësia e madhe.

“Për të qenë më keq se kaq, të dy këto probleme nga të gjitha qeveritë e pasluftës duke përfshirë edhe atë aktualen janë orvatur të gjejnë zgjidhje me qasje e model të gabuar duke i rritur e shtuar kësisoj problemet. Vetëvendosje si opozita prijëse në këtë mandat do të bashkëpunojë edhe me deputetët e tjerë opozitarë që Kuvendi të shndërrohet në vendin ku mbrohet Republika dhe demokracia, ku zhvillohet mendimi kritik dhe ligjshmëria”, tha Albin Kurti. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori